Tema kryesore e bisedës mes dy kryeministrave respektivë të Kosvës dhe Serbisë në Bruksel nuk do jetë as më shumë e as më pak, por vetë heqja e barrikadës mbi lumin Ibër. Bisedimet e vështira i ka paralajmëruar vetë kryeministri i Serbisë, Aleksandër Vuçiq dhe ato rifillojnë më 23 qershor, kur do të takohet me homologun e tij, Isa Mustafa.
Një burim brenda Qeverisë së Kosovës i ka thënë Koha.net se në takimin e 23 qershorit pritet të vendoset përfundimisht për largimin e barrikadës.
Megjithatë, ka përpjekje që deri në çastet e fundit kjo çështje të mos “bëhet e madhe”, për shkak të reagimeve që mund të vijnë nga serbët.