• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Saturday, August 15, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews

Përbënin vepër penale, 50 mijë familje do të përfitojnë legalizimin falas

by Java News
12/06/2015 12:47
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Kreu i ALUIZNI, Artan Lame, ka bërë me dije përmes një konference për shtyp atë që ai e quajti një lajm të gëzueshëm. Sipas tij, bëhet fjalë për 50 mijë familje shqiptarë për të cilat Kuvendi miratoi dje disa shtesa në Ligjin për Legalizimet.

“Ky ndryshim mundëson përfshirjen në procesin e legalizimeve të rreth 50 mijë objekteve që aktualisht ishin të bllokuara.Përpara 7 vjetësh, në nëntor të vitit 2008, u miratua një ndryshim në Kodin Penal, i cili do të konsideronte vepër penale dhe, për rrjedhojë përjashtonte nga legalizmi, ndërtimet e bëra pas hyrjes në fuqi të këtyre ndryshimeve” – tha Lame.

Ai bëri të ditur se këto ndryshime hynë në fuqi më 15 janar 2009 dhe për rrjedhojë të gjitha ndërtimet e bëra pas kësaj date, nuk do të përfshiheshin në legalizim.

Asokohe ky ndryshim u miratua me konsensus të gjerë parlamentar, si një ndihmë që ju dha qeverisë së atëhershme, me shpresën se do të ndihmonte për të frenuar valën e ndërtimeve pa leje.  Por për fat të keq, ajo qeveri në gjithë vitet që pasuan, nuk qe në gjendje as të vendoste kontrollin mbi territorin, as të ndërgjegjësonte qytetarët që duke ndërtuar pa leje po kryenin tashmë një vepër penale, dhe as të mbulonte territorin me studime, sipas të cilave qytetarët do mund të ndërtonin brenda ligjeve.

“Rezultati i gjithë kësaj çoroditjeje, ishte krijimi i një fashe prej rreth 40-50.000 ndërtimeve të tjera pa leje, por të cilat deri sot as mund të legalizohen dhe, nga ana tjetër, qytetarët gjenden në kushtet e kryerjes së një vepre penale.

Në këto kushte, Qeveria përgatiti një projekt, që i hap rrugën përfshirjes në procesin e legalizmit të kësaj mase ndërtimesh, në të njëjtat kushte barazie me të gjithë qytetarët e tjerë. Projekt i cili dje u miratua në Kuvend.

Ajo që ishte e pabesueshme dje, qe fakti i kundërshtimit të deputetëve të opozitës për këtë projekt, si në Komisione ashtu edhe ne seance plenare, duke mos qenë fare prezent” – tha kreu i ALUZINI-t duke theksuar se të gjithë këta qytetarë, përfshihen në procesin e legalizimeve njësoj si të gjithë qytetarët e tjerë, pra edhe për ta i gjithë procesi i legalizimit është falas.

“Ju bëj thirrje të gjithë qytetarëve që kanë ndërtuar në truall me pronar apo në truall shtet, midis datave janar 2009 deri në qersor 2014, të paraqiten me qetësi në sportelet tona që nëse nuk kanë bërë vetëdeklarimin ende, ta kryejnë atë.

Me tej të presin me qetësi ekipet e ALUIZNI-t që do t’ju shkojnë në shtëpi për të bërë matjet dhe për të vijuar procesin” – përfundoi Lame.

 

Next Post

Hipokrati, hipokritët dhe një fushatë me gra

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

“Lura digjet, Prokuroria të zgjohet!”- Manja kritika organit të akuzës: Gjeni zjarrvënësit! Nëse zvarriten hetimet, i drejtohem ILD për…

“Lura digjet, Prokuroria të zgjohet!”- Manja kritika organit të akuzës: Gjeni zjarrvënësit! Nëse zvarriten hetimet, i drejtohem ILD për…

August 14, 2026
Zjarret në vend, Cara: Mbi 3900 ndërhyrje, rritje me 12% në krahasim me një vit më parë

Betejë me zjarret në 7 zona, Ministria e Mbrojtjes për situatën: 10 vatra aktive, në Lurë aksion me 300 forca e 2 avionë! Prioritet jeta e qytetarëve

August 14, 2026
VIDEO virale nga SHBA-të, dhitë ‘pasagjere’ hipin në urbanin e Oregonit, shikoni pamjet!

VIDEO virale nga SHBA-të, dhitë ‘pasagjere’ hipin në urbanin e Oregonit, shikoni pamjet!

August 14, 2026
Trazira në Jemen, 6 të vrarë nga sulmi i rebelëve Huthi në qytetin Mocha!

Trazira në Jemen, 6 të vrarë nga sulmi i rebelëve Huthi në qytetin Mocha!

August 14, 2026
Trump: Shumë shpejt do ta shpall Ngushticën e Hormuzit territor të SHBA-ve!

Trump: Shumë shpejt do ta shpall Ngushticën e Hormuzit territor të SHBA-ve!

August 14, 2026
Ish-profesori i Kembrixhit gjendet i vdekur disa ditë pas akuzave për plagjiaturë, mister shkaqet!

Ish-profesori i Kembrixhit gjendet i vdekur disa ditë pas akuzave për plagjiaturë, mister shkaqet!

August 14, 2026
Batuta mes kryebashkiakut të Selenicës e Kryeministrit! Bellaj: Kemi nxjerrë ujë të kripur këtu! Rama: Faleminderit për informacionin se deti ka ardhur në majë të malit!

Batuta mes kryebashkiakut të Selenicës e Kryeministrit! Bellaj: Kemi nxjerrë ujë të kripur këtu! Rama: Faleminderit për informacionin se deti ka ardhur në majë të malit!

August 14, 2026
Këshilltari i Trump akuzon armiqtë e Infantinos: Ata kanë nevojë për ekzaminim psikik! Janë xhelozë, kjo është politikë

Këshilltari i Trump akuzon armiqtë e Infantinos: Ata kanë nevojë për ekzaminim psikik! Janë xhelozë, kjo është politikë

August 14, 2026
E bujshme nga “New York Times”: Moldavia në shënjestër të Putinit për të goditur NATO-n! Agjentë rusë, priftërinj, kamp në Serbi dhe…

E bujshme nga “New York Times”: Moldavia në shënjestër të Putinit për të goditur NATO-n! Agjentë rusë, priftërinj, kamp në Serbi dhe…

August 14, 2026
Kosova refuzuese dhe e mbyllur të dhemb në shpirt

Pse Shqipëria e fiton gjyqin për Aeroportin e Vlorës?

August 14, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com