Një kthesë e beftë e Erdogan që nuk pritej nga askush. Presidenti turk i ka kërkuar falje përmes një letre “armikut” të tij Putin, në lidhje me ngjarjet e nëntorit të kaluar kur një pilot rus u vra nga ushtria turke me argumentin se kishte cënuar hapësirën ajrore turke. Kjo ngjarje solli një tensionim të jashtëzakonshëm të marrëdhënieve turko- ruse, teksa ditë më pas Putin vendosi një sërë masash kundër Turqisë, në planin ekonomik e politik.
Në atë kohë Erdogan e cilësoi rrëzimin e avionit legjitim, madje bëri deklarata të forta duke thënë se Putin nuk duhet të luajë me zjarrin.
Por pas disa muajsh, akulli mesa duket do të shkrijë, dhe ai që do ta bëjë këtë do të jetë pikërisht personi që “uli” temperaturat. Erdogan i ka dërguar sot një letër Putinit ku i kërkon të falur si dhe përmirësimin e marrëdhënieve mes dy vendeve./java/a.k