Prokuroria e Tiranës ka regjistruar kallëzimin penal për dhëndërrin e ish kryeministrit Sali Berisha, Jamarbër Malltezi, i cili tre ditë më parë goditi në aeroportin e Romës, deputetin Taulant Balla. Kallëzimi penal në adresë të Malltezit është bërë nga Policia e Rinasit, në bazë të një denoncimi të bërë nga deputeti Balla.
Ngjarja sipas deputetit socialist:
“Nje gje e pazakonte me ka ndodhur dje ne darkë në Aroportin e Romes duke u kthyer nga nje vizitë pune. Isha nisur nga Shqiperia në mëngjes herët dhe po kthehesha në të njëjten ditë.
Isha duke kërkuar portën e daljes “Gate H 28”.
Ne njërën dorë kisha nje çantë dhe në dorën tjetër xhaketën.
Në momentin që kaloj pranë një kafeje Lavazza, nga krahu i majtë më vjen një goditje me grusht të një njeriu me kapele, nderkohë që në krahë të djathtë shoh një grua me fustan te kuq që edhe ajo hodhi një hamburger drejte meje.
Bëra nje hap mbrapa se duart i kisha të zena dhe aty njoha në fillim gruan që ishte Argita Berisha.
Nuk e kisha pare ndonjehere nga afer, por ia njoh fytyrën.
Ndërkohë që shquajta që personi me kapele mund te ishte burri i Argites.
I thashe vetem: “Jeni cmendur?”, ndërkohë qe të dy bërtisnin vetem fjalen “Qelbesirat”.
Dilemen e kisha te madhe, ne fakt.
Të liroja duart, apo të bëja atë që në fakt bëra.
Shkova në stacionin më të afërt të policisë në aeroport dhe i njoftova.
Në fakt policia italiane e kisha parë ngjarjen në kamera. Njëri prej tyre më tha se dukej qartë se gruaja dhe burri i gruas të kishin zënë pritë.
Nje patrulle e policise italiane ekzekutoi gjetjen e tyre dhe verifikimin e gjeneraliteteve. Të njëjtin kallzim e bëra edhe sapo zbrita ne Rinas”
ma.me