Boksieri anglez i peshës së rëndë, Tyson Fury, i cili ka shtyrë përballjen me Vladimir Kliçkon për shkak të një dëmtimi, ka qenë në Nisë të Francës në fundjavë.
Në një bar të qytetit është takuar me shumë tifozë anglezë që do të ndjekin takimin midis Anglisë e Islandës dhe i ka qerasur të gjithë me jägerbombs (Jägermeister+Red Bull ose pije të tjera energjike).
Boksieri ka shpenzuar 1000 euro për të qerasur 200 tifozët e pranishëm dhe u largua pas 25 minutave i përshëndetur nga të gjithë.