Partia Popullore e Spanjës, e cila udhëhiqet nga kryeministri në detyrë, Mariano Rajoy, ka fituar zgjedhjet parlamentare të së dielës, por jo edhe shumicën e nevojshme për të qeverisur vetë.
Partia Socialiste ka dalë e dyta, ndërsa aleanca e krahut të majtë Unidos Podemos e treta. Zgjedhjet e përsëritura kanë dështuar të zgjidhin ngërçin politik, i cili zgjat që gjashtë muaj. Rezultati jobindës në zgedhjet e dhjetorit ka shkaktuar negociata të pasuksseshme midis partive. Por, Rajoy ka thënë se partia e tij ka fituar zgjedhjet dhe për këtë arsye ka të drejtë të qeverisë.
ma.me