Mbrojtësi Arlind Ajeti ka përgënjeshtruar trajnerin Gianni De Biasi, duke thënë se në ndeshjen me Francën nuk ka kërkuar që të zëvendësohet
Zëvendësimi i Arlind Ajetit në minutat e fundit të ndeshjes kundër Francës u interpretua gjerësisht si i kushtëzuar nga një problem fizik i mbrojtësit.
Por, vetë mbrojtësi ka sqaruar se nuk i ka kërkuar trajnerit që ta nxirrte nga fusha e lojës, për t’i lënë vendin Frederic Veselit.
“Unë isha i gatshëm të luaja edhe minutat e fundit dhe ia thashë trajnerit. Sepse si qendërmbrojtës është vështirë të luhet në këtë ndeshje pasi Franca po sulmonte 90 minuta. Ata janë të gjithë yje. Unë nuk kërkova të ndërrohem”, theksoi futbollisti për Klan Kosovën.
“Unë ia bëra me gisht se mund të vazhdoja ende, por trajneri ndoshta ka menduar se dua të ndërrohem”, ka treguar Ajeti për këtë episod që rezultoi fatal, pasi më vonë, pikërisht një pavëmendje e Veselit i mundësoi Griezmanit që të shënonte golin e avantazhit për Francën.
Express/d.i.