Policia ka zbuluar dhe asgjësuar me anë të djegies, 17.000 bimë të dyshuara narkotike të llojit “Cannabis Sattiva”.
Arrestohen në flagrancë dy shtetas të dyshuar si kultivues të këtyre bimëve narkotike.
Në vijim të punës, për parandalimin dhe goditjen e kultivimit të bimëve narkotike, nga efektivët e Stacionit të Policisë Memaliaj, u konstatuan të kultivuara 17.000 bimë të dyshuara narkotike të llojit “Cannabis Sattiva”.
U arrestuan në flagrancë shtetasit:
Renato Rama, 22 vjeç, banues në fshatin “Zhulaj”, bashkia Memaliaj.
Erndjan Muça, 28 vjeç, banues në fshatin “Turan “, Tepelenë.
Këta shtetas u arrestuan pasi :
Në vendin e quajtur “Përroi i Kotorrit”, në afërsi të fshatit “Selckë e vogël”, bashkia Memaliaj, dyshohet se kanë kultivuar në gjashtë parcela 17.000 bimë të dyshuara narkotike “Cannabis Sattiva”.
Bimët narkotike u asgjesuan në vend me anë të djegies dhe një pjesë e tyre u sekuestrua në cilësinë e provës materiale.
Materialet i kaluan Prokurorisë të Rrethit Gjyqësor Gjirokastër për veprën penale: “Kultivimi i bimëve narkotike, kryer në bashkëpunim”, parashikuar nga nenet 284 dhe 25 të Kodit Penal.