Ekzekutohet me armë një shqiptar në Itali, pronar i një picerie të njohur. Mediat italiane raportojnë se ngjarja ka ndodhur gjatë natës në qytezën e Velletrit, pranë Romës.
Sipas policisë, shqiptari 40-vjeçar, që në zonë njihej me emrin Tony ishte titullari i picerisë “Peccati di Gola”.
Nuk ka ende shumë detaje lidhur me ngjarjen, por policia dyshohen se ajo ka qenë një vrasje me sfond mafioz e organizuar.
Viktima thuhet se ishte shumë i vlerësuar në zonë. Ai duket se është thërritur nga autorët që e kanë qëlluar me armë e më pas kanë humbur gjurmët. (panorama / r.a)