Një kitarë elektrike e Prince dhe flokë të mbyllura të David Bowie-t janë shitur në një ankand në Amerikë për mbi 150 mijë dollarë, raporton BBC.
Kitara e verdhë, thuhet se ishte një nga më të pëlqyerat e Prince, është blerë për një çmim prej 137 mijë euro nga pronari i ekipit të futbollit amerikan, Indianapolis Colts.
Kurse flokët e David Bowiet janë shitur për një çmim prej 18 mijë dollarë.
Të dy yjet e muzikës u ndanë nga jeta në këtë vit. Prince ka vdekur nga mbidoza në shtëpinë e tij në Minnesota në muajin prill, kurse Boëie vdiq nga kanceri në janar.
Kitarët raportohet se e ka blerë koleksionuesi i njohur i instrumenteve të muzikës, dhe pronari i Indianapolis Colts, Jim Irsay, i cili thuhet se ka blerë instrumente edhe të Bob Dylanit, John Lennonit, dhe Jerry Garcias, referon Koha. (b.an)