Google planifikon të krijojë vetë telefonin e saj. “The Telegraph” raporton se gjiganti teknologjik është në bisedime me operatorë mobilë për nxjerrjen e një telefoni nën brendin e Google-it për të zgjeruar rrugën e kompanisë në krijimin e pajisjeve të reja.
Sistemi operativ i kësaj kompanie, Android, është aktiv në katër të pestat e të gjithë telefonave të shitur në botë. Ky sukses ka bërë që Google të bashkëpunojë me LG-në dhe Huaëein për krijimin e telefonave të brendit Nexus.
Për Google kanë punuar shumë kompani, por duket se tani gjiganti teknologjik dëshiron që vetë të marrë nën kontroll dizajnin dhe prodhimin e telefonave. Sipas raportimit, pajisja do të promovohet në fund të vitit, citon Express. (b.an)