Spanja duhet të rikthejë stilin e lojës “tiki-taka” që aplikohet nga Barcelona, mendon mesfushori spanjoll Koke.
Ylli i Atletico Madridit ka thënë se “Furia e Kuqe” duhet ta rikthej stilin e saj të lojës, që i kishte mundësuar të shpallej kampion i Evropës, dhe kjo sipas atij është mënyra e vetme për ta mbrojtur titullin, transmeton Koha.net.
Këto komente ai i bëri në prag të përballjes me Italinë në fazën e parë të eliminimit direkt në Facebook.
“Tiki-taka ka bërë gjëra të mëdha për ne dhe na ka sjell shumë sukses. Ne mund të bëjmë një përzierje të kësaj ‘furie të kuqe’ me ‘tiki-taka, që do të ishte shumë mirë për Spanjën.
Ne jemi konkurrues dhe aty ka njerëz që duan të fitojnë”, është shprehur Koke, raporton Goal. (b.an)