Kreu i Bashkisë së Durresit, Vangjush Dako ka pranuar më në fund të rrëfejë një nga misteret e kësaj fushate.
Fjala është për mandatin e parë të Dakos në krye të Durrësit, kur ai i ka dhënë një leje ndërtimi për plot tre pallate, rivales së tij të sotme.
“Po- ka pranuar të mërkurën Dako në emisionin “Opinion”,meqënëse Grida më gjeti mik ish deputetin socialist Bardh Agasi, unë e prita.
Ajo më kërkoi një leje në një tokë të familjes së saj.
Ajo ishte edhe pronare toke edhe zhvilluese, d.m.th investitore”.
Dako ka spjeguar se i ka dhënë Dumës një leje të vetme për ndërtimin e tre pallateve.
“Nëse ka akuza ndaj meje për mitmarrje apo se i detyroj kompanite e ndërtimin të punojnë me firmën e betonit të tim vëllai për këto le të flasë rivalja ime: a i kam kërkuar para apo a i kam vënë kushte” komentoi Dako në formë pyetjeje.