Me tronditjen që shkaktoi BREXIT, shumëkush ka nisur të bëjë një retrospektivë, duke kujtuar dhe parë liderët e botës perëndimore. Dikur në vitet 80’ ishin Thatcher e Reagan, dy figura të forta konservatore që luftuan përmes politikave të tyre bllokun sovjetik komunist. Më pas erdhën figura më popullore, si zgjedhja e laburistit Tony Blair, që për britanikët ka qenë njëri ndër politikanët mëtë dashur.
Në vitet 2000’ skenën perëndimore, e konkretisht atë në Angli e SHBA e mbizotëruan dy persona të ndryshëm mes tyre, por sërish dy figura politike të mirëformuara si Barack Obama e David Cameron, një demokrat me ëndrrën e madhe të “Health Care” dhe një konservator mjaft liberal.
Por me Brexit dhe me zgjedhjet presidenciale pranë derës së Amerikës, shumë njerëz kanë filluar të shohin se elitat politike po follojnë të zëvendësohen nga persona si Donald Trump… apo ish kryebashkiaku i Londrës Boris Johnson, që tashmë kërkon të bëhet kryeministër…
Mesa duket e ardhja e politikës së perëndimit do të dominohet nga persona që i kanë flokët si Trump e Johnson… nga një politikë kaotike, e “shpupuritur” dhe e paparashikueshme./java/a.k