Forcat irakiane kanë liruar krejtësisht sot qytetin e Falluxhas, në perëndim të Irakut që kishte qenë nën kontrollin e Shtetit Islamik që prej janarit 2014.
“Sot, komandanti i operacioneve në Falluxha, gjenerali Abdelwahab al Saadi, njoftoi se qyteti është liruar pasi forcat elitë të kundërterrorizmit morrën nën kontroll lagjen Al Jolan”, njoftoi një zëdhënës i forcave irakiane, Sabah al-Noman.