Francezi Claude Makelele për tre vjet sa barti fanellën e Real Madridit ka lënë gjurmë tek ekipi madrilen që assesi nuk po arrin të gjejë në pasardhësin e tij të denjë.
Makelele vlerësohet si njëri prej mesfushorëve më të mirë defensivë, kurse me ekipin e Realit ka 94 ndeshje të zhvilluara në të gjitha garat.
Me Realin ka fituar shtatë trofe: dy herë titullin në La Liga, dy herë Superkpën e Spanjës, një herë Ligën e Kampionëve, pastaj Superkupën e UEFA-s dhe kupën Interkontinentale, transmeton “Koha Ditore” shkrimin e AS.com. Makelele në vitin 2000 qe transferuar te Reali nga skuadra e Celta Vigos për 14 milionë euro.
Ndërsa në vitin 2003 Reali vendosi ta shiste te Chelsea për 20 milionë euro. Pikërisht, lirimi i Makeleles duket të jetë gabimi më i madh i madrilenëve, pasi prej vitit 2003 kanë kërkuar një pasardhës të tij dhe nuk kanë arritur ta gjejnë as tash.
Makelele karrierën si futbollist aktiv e vazhdoi deri në vitin 2011, kur u pensionua me fanellën e skuadrës franceze PSG. Prej vitit 2003 e deri më tash, Reali ka transferuar 15 futbollistë në pozitën e Makeleles dhe krerët e klubit nuk kanë qenë të kënaqur me asnjërin prej tyre, citohet Koha. (b.an)