Policia e Qipros ka bërë të ditur se ndaj shqiptarit Aleks Burreli është lëshuar një urdhër arresti ndërkombëtar. Burreli akuzohet se ka qenë pjesëmarrës në atentatin ndaj biznesmenit Phanos Kalopsidiotis. Më 23 qershor, bashkë me biznesmenin mbetën të vrarë dhe një çift policësh si dhe atentatori Jani Vogli, shkruan Panorama.
Hetuesit po punojnë për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes si dhe shkaqet për të cilat ndodhi ky atentat.
Nga ana tjetër, mediat në Qipro kanë publikuar një letër që biznesmeni i kishte dërguar Presidentit para atentatit, ku kërkonte masa sigurie pasi ndihej i rrezikuar. Në letër e gjatë nisur Nikos Anastasiadhis, Kalopsidiotis jepte emra dhe detaje.
Biznesmeni flet në letër dhe për dyshime se në rangun e policisë ka persona të korruptuar. Ai thotë se në vitin 2012 kur ndaj tij pati një atentat dhe ku u vranë pesë truprojat e tij, autorët janë ndihmuar nga policia.
Sipas Kalopsidiotis, shqiptari i kërkuar për këtë atentat, E.P., nuk arrestua kurrë. Ndërsa nuk është lejuar asnjëherë të takojë të dënuarin për këtë atentat Tasos Tsechilidi edhe pse ky i fundit kërkonte një gjë të tillë. Në fund, Kalopsidiotis denoncon ngurrimin e policisë për t’i ofruar mbrojte dhe përsërit frikën për jetën e tij.
BW/d.i.