Relievi malor përplot bukuri e veçanti natyrore i Kosovës nuk ka kapur asnjëherë vëmendjen e duhur të shtetit të ri që nga çlirimi i tij.
Nuk është hulumtuar, kultivuar e promovuar për t’i shërbyer shoqërisë që ende s’ka tejkaluar traumat e luftës dhe së cilës madje i janë shtuar edhe tensionet e gjendjes së rëndë socio-ekonomike.
Nuk është trajtuar si strategji e institucioneve as për të joshur turistët e huaj që mund të sjellin përfitime si financiare, ashtu edhe promovuese për vendin.
Por, mungesa e kujdesit të duhur institucional, nuk ka penguar kosovarët që e duan natyrën të krijojnë lidhje me të dhe në mënyrë të pavarur përmes klubeve, shoqatave e bizneseve ta kompensojnë aq sa munden përkushtimin e munguar të shtetit, shkruan “Koha Ditore”. (b.an)