Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, në ditën e parë të vizitës së tij në Panama ka qenë i ftuar special i Ipeshkvit të Panamasë, Monsinjor Jose Domingo Ulloa Mendieta.
Në këtë takim, presidenti Thaçi dhe Ipeshkvi i Panamasë janë marrë vesh që të organizohet një meshë përkujtimore së bashku me Ambasadën e Kosovës në Panama, dedikuar shenjtërimit të Nënës Terezë.
Në një video të siguruar nga lajmi.net, shihet reagimi i ngrohtë i panamezëve kur ipeshkvi Monsinjor Jose Domingo Ulloa Mendieta i ka njoftuar ata se në mesin e tyre është Presidenti i Republikës së Kosovës, i shtetit prej nga e ka prejardhjen Nëna Terezë. /lajmi.net/