Është mbajtur Kuvendi i parë zgjedhor i Nisma për Kosovën, ku kanë zgjedhur kryetarin e kësaj partie. Në krye të kësaj partie edhe për katër vitet e ardhshme edhe pse me 15 vota kundër, mbetët kryetari i deri tanishëm, Fatmir Limaj, i cili njëherit ishte edhe i vetmi kandidatë për kryetar të kësaj partie.
Votimi u bë me vota të fshehta, nga 529 delegatë sa ishin në sallë. 502 votuan kryetar Limajn, 15 të tjerë votuan kundër dhe tri fletëvotime u shpallën të pavlefshme.
Me t’u bërë sërish kryetar Limaj, në fjalën e tij ka siguruar delegatët se do të punojë për të mirën e qytetarëve, ku do të kthej solidaritetin dhe dinjitetin shtetit të Kosovës.
Por i pari i kësaj partie, ndryshim urgjent në Kosovë po e sheh, largimin e pushtetit, siç e quajti ai “largimin e mashtruesve”.
Sipas Limajt, Nisma për Kosovën, u krijua si një domosdoshmëri për skenën politike të Kosovës, ku për dy vite, ai tha se Nismë ka freskuar dhe ka instaluar një mënyrë komplet të re, të të bërit politikë në vendin tonë.
Limaj është shprehur se do të angazhohen që politikës në Kosovë t’i sjellin një fytyrë njerëzore e humane.