Dy ditë pas daljes nga BE, kryesisht për të shmangur emigracion masiv, Britania ka përmendur sërish popullin shqiptar duke e quajtur veten një strehë ëndrrash për popullin e varfër që nuk po ia del të antarësohet në Bashkimin Europian.
“Të gjithë shqiptarët që ëndërrojnë për një jetë të re, po dynden në Britaninë e Madhe dhe ndikimi i ekonomisë së tyre të shtrënguar po ndjehet edhe këtu”, Express.co.uk.
Në shkrim theksohet gjithashtu se me antarësimin në BE të Shqipërisë në 2020, shqiptarët mund ta braktisin njëherë e mirë vendin në mënyrë të ligjshme. Sipas express.co.uk mijëra shqiptarë po udhëtojnë drejt vendeve europiane, sidomos Britanisë në kërkim të pagave dhe kushteve më të mira të jetesës.