Sipas rezultateve të hulumtimit më të ri, njerëzit shumë më shpesh hulumtojnë në internet në kërkim të përmbajtjeve pornografike gjatë pjesës së parë të verës dhe dimrit.
Hulumtuesit nga Universiteti Vilanov në Pensilvani kanë hulumtuar shfrytëzimin e fjalëve siç janë: pornografia, xxx, seks dhe shumë fraza të tjera specifike vulgare në internet, transmeton Telegrafi.
Rezultatet e arritura pajtohen me hulumtimin e mëparshëm i cili ka konstatuar që ekziston trendi sezonal për lindje të fëmijëve, për infeksione seksualisht të transmetueshme, prezervativët dhe abortimet.