Amir Abrashi ishte lojtari, i cili vrapoi më shumë nga kuqezinjtë. Ledian Memushaj, u përzgjodh nga “France Football” në formacionin e ndeshjeve të treta. Pas një periudhe të mirë, ku kombëtarja shqiptare dhe tifozeria u përmenden për mirë, tani duket se ka ardhur edhe akuza.
Kombëtarja përmendet për një fakt jo edhe aq për tu bërë krenar, është një nga skuadrat që ka bërë më shumë simulime. Në takimet e fazës së grupeve janë tetë, po aq sa Italia dhe Rumania, që ndajnë vendin e tretë. Në krye të kësaj renditjeve sipas shkrimit të “Corriere della Sera” është Portugalia me 12 raste. Megjithatë gazeta italiane përmend edhe një rast konkret në dëm të Shqipërisë.
Migjen Basha mori një karton të verdhë për një ndërhyrje ndaj rumunit Ovidiu Hoban, i cili aktron duke e shfaqur rastin si tepër të rëndë. Në total raste të tilla janë 107 në 36 ndeshje, ku në vendin e parë për lojtarët është Ricardo Quaresma me 4 raste. Ekipi më i ndershëm është Irlanda e Veriut.
ma.me