Pas daljes së rezultateve të referendumit që nxori Britaninë e madhe nga Bashkimi Evropian, tashmë kanë nisur edhe lëvizjet në isntitucionet e unionit.
Është dorëhequr zyrtari i parë britanik nga institucionet e Bashkimit Evropian.
Bëhet fjalë për komisionerin Hill, i cili deklaroi se “nuk mund të vazhdoj detyrën sikur s’ka ndodhur asgjë”.
Tashmë pas largimit të tij priten të tjera dorëheqje nga zyrtarët britanik në union./a.r.