Fatura për harenë e tifozëve të Kombëtares Shqiptare të dielën që shkoi, pas fitores së Shqipërisë kundër Rumanisë nuk ka vonuar. Vetëm në Zyrih janë bërë kallëzime penale ndaj 50 tifozëve për prishje të rendit e qetësisë publike përmes zhurmimit të motorëve të makinave të tyre.
Mbrëmjen e së dielës, rreth orës 23:00, si gjithkund në Zvicër u mblodhën qindra e mijëra shqiptarë për të shprehur gëzimin me fitoren e parë në një evropian. Me atë rast nuk kanë munguar edhe festimet e shfrenuara, me vallëzim duke dalë nga dritaret apo nga automjetet.
Siç ka thënë një zëdhënës i policisë së Zyrihut për gazetën Tages Anzeiger, janë bërë ankesa të panumërta për zhurmën e shkaktuar nga rreth 400 tifozë të grumbulluar. Ky “fenomen i ri”, i zhurmimit të motorëve ka zemëruar në veçanti qytetarët.
ma.me