Finalizohet me sukses operacioni policor i koduar “NDESHKIMI”.
Ndalohet ish- Regjistruesi i ZRVPP Lushnje për veprën penale “Korrupsion pasiv”.
Sektori për Krimin Ekonomik e Financiar në Drejtorinë Vendore të Policisë Fier si rezultat i punës së bërë, finalizuan operacionin policor të koduar “NDESHKIMI” ku në përfundim të tij bënë të mundur ndalimin e shtetasit:
-Elvis Bajaziti, me detyrë ish- Regjistrues në ZVRPP Lushnje i shpallur në kërkim për veprën penale “Korrupsion pasiv”, të parashikuar nga Neni 259 i Kodit Penal.
Për këtë shtetas, Kolegji Penal i Gjykatës së Lartë ka vendosur masën e sigurisë “Arrest me burg”./a.m.