Misioni i BE-së, Euralius i cili po asiston reformën e drejtësisë shqiptare, ka rrëzuar propozimin e opozitës për formulën e vendeve të rezervuara për Këshillin e Emërimeve.
Në një procesverbal të mbledhjes me dyer të mbyllura të Komisionit të Reformës në Drejtësi që Shqiptarja.com disponon, eksperti gjerman i EURALIUS, Rainer Deville replikon me deputetin e opozitës Oerd Bylykbashi, duke e nxjerrë PD-në zbuluar.
Ai thotë se formula me short, sikundërse e parashikon sot drafti i ndryshimeve kushtetuese, është kërkuar nga vetë opozita./a.m.