Gratë e dhunuara gjatë luftës së fundit në Kosovë ende nuk po i gëzojnë benificionet që u takojnë edhe me ligj. Shkak për këtë u bë mos themelimi i komisionit që do të verifikonte dëshmitë për këtë kategori nga ana e ekzekutivit, raporton KTV.
Drejtues të Qendrës për Rehabilitimin e këtyre grave thonë se qeveria nuk mund të arsyetohet me mungesë të buxhetit për ta shtyrë këtë proces.
Feride Rushiti nga kjo qendër ka kërkuar nga zyrtarët qeveritarë që të themelojnë këtë komision në mënyrë që, sipas saj, gratë e dhunuara nuk meritojnë një trajtim të tillë dhe se duhet t’i gëzojnë benificionet që u takojnë edhe me ligj.
Për t’i sensibilizuar institucionet e Kosovës se viktimat e luftës duhet t’i gëzojnë benificionet dhe të drejtat e tyre që u takojnë edhe me ligj, Organizata për Rehabilitimin e të Mbijetuarave të Torturës, para Qeverisë, kanë mbajtur kampanjën “Dëgjo Zërin tim”.
Më shumë se 20 mijë viktima të dhunës seksuale llogaritet të jenë gjatë luftës në Kosovë, ndërsa edhe 15 vjet më pas, kjo vazhdon të mbetet çështja më e ndjeshme për të gjitha institucionet, referon Express. (b.an)