Krerët irlandezë dhe të provincës britanike të Irlandës së Veriut hodhën posht thirrjen e Sinn Fein për të organizuar një referendum mbi unifikimin e ishullit pas vendimit të britanikëve për të dalë nga Bashkimi Evropian. Kryeministri irlandez, Enda Kenny, vlerësoi se “ka çështje shumë më urgjente për të biseduar aktualisht”.
Sipas medias iralndeze, Parlamenti, me pushime aktulisht, do të thërritet për një mbledhje urgjente të hënën mbi vendimin e britanikëve për t’u larguar nga BE-ja. Irlanda e Veriut ka votuar në shumicë pro qëndrimit në BE, ndryshe nga Britania e Madhe në tërësi. Ky rezultat e ka nxitur Sinn Fein, pro evropian, të kërkojë mbajtjen e një referendumi mbi riunifikimin