Kuvendi i Shqipërisë ka hartuar një kalendar të punimeve të tij deri më 21 Korrik ku është përfshirë brenda dhe votimi i reformës për drejtësi. Votimi i reformës në drejtësi është lënë në të njëjtën ditë me shqyrtimin e Nismës së PD për ndryshime të reja kushtetuese, lidhur me dekriminalizimin, pasi janë të dyja nisma për ndryshime kushtetuese.
Ato janë nisma që sipas nenit 77/a te rregullores se Kuvendit shqyrtohen dhe diskutohen në mbledhjen e përbashkët të Këshillit të Legjislacionit me Komisionin e Ligjeve. Komisioni i posaçëm për Reformen në Drejtësi, sipas vendimit të Kuvendit, ka patur për detyrë përgatitjen ndër të tjera dhe të paketës kushtetuese dhe propozimin e saj Kuvendit . Mbledhjet e Komisionit të Posaçëm dhe konsultimet që janë organizuar nga grupi i Eksperteve te Nivelit të Lartë kanë patur për qëllim përgatitjen e projektligjit përpara depozitimit të tij formalisht në Kuvend. Pas depozitimit të propozimit të nismes, sipas nenit 177 të Kushtetutes, fillon shqyrtimi, diskutimi dhe miratimi i nismës në mbledhjen e përbashkët të Këshillit të Legjislacionit dhe Komisionit të Ligjeve.
Sa i përket bashkimit në një ditë është menduar që duke qenë se është i njëjti organ që do i shqyrtojë keto dy nisma per ndryshime ne Kushtetute, edhe votimi i tyre mund te jete në të njejtën dite ne seance plenare. Lidhur me paketën e 7 projektligjeve, ajo nuk ka shkuar ende në Kuvend, formalisht sipas nenit 81, pika 1 e Kushtetutes.
Kuvendi siguron se pas miratimit te ndryshimeve kushtetuese, nuk do te kete vakum institucional, pasi ne dispozitat kalimtare të kësaj nisme, parashikohet vazhdimësia e institucioneve ekzistuese deri ne konstituimin e te rejave . Ato në çdo rast nuk mund të krijohen menjëherë pasi kanë procedura per zgjedhjen e anëtareve apo drejtuesve te tyre.
Këto projektligje duhet të depozitohen dhe për rrjedhojë me tej të hyjnë në Programin dhe Kalendarin e Kuvendit pas hyrjes ne fuqi të ndryshimeve kushtetuese, pasi detajojnë organizimin dhe funksionimin e institucioneve të sistemit te drejtesise apo edhe procese si vetting, që janë parashikuar në këto ndryshime .
ma.me