Një vrasje me armë zjarri ka ndodhur në qytetin e Shkodrës. Viktima sipas policisë është Xhabir Shega, 51-vjeç, ndërsa u vra në hyrje të qytetit të Shkodrës.
Shega fillimisht u transportua ne spitalin e qytetit por nuk mundi të dale gjallë nga reanimacioni si pasoje e plageve të marra.
Në 10 gusht të 2014, ndaj 51-vjeçarit i është qëlluar sërish në të njëjtën mënyrë, por në atë kohë vetëm është plagosur.
Xhabir Shega është person me precedentë penalë, i denuar edhe me pare për vrasje.