Gazeta italiane il Giornale i ka kushtuar një artikull shtrirjes së ISIS në Ballkanin Perëndimor. E përditshmja italiane shkruan për bazat sipas saj që janë në zemër të Evropës, në vende si Shqipëria, Kosova dhe Maqedonia.
“Në ish-Jugosllavinë, në dyert e Europës ekziston ekstemizmi islamik. Nga Kosova nisen qindra vullnetarë për në luftën e shenjtë dhe disa prej tyre janë të lidhur edhe me Italinë. Në Maqedoni ka pasur përleshje me shqiptarët që kërkojnë pavarësi, në Tiranë ishte organizuar udhëtimi i Maria Giulia Sergio, xhihadistes së parë italiane që ka shkuar në Siri”, shkruan il Giornale.
Një investigim që ka bërë gazeta italiane il Giornale, ka zbuluar se si bëhen rekrutimet në Kosovë dhe në Shqipëri. Gazetarët kanë qenë në Restelicë të Kosovës, ku kanë folur banorët e saj.
Në fund të vitit të kaluar, nga Ballkani ishin 500 muxhahedin nga 3 mijë të tillë nga Europa që luftonin për Kalifatin. Nga Gjermeni një fshat në jug të Tiranës kishte nisur jeta islamike e Aldo Kobuzit. Ispiranti i xhihadit ishte nisur për në Siri vjeshtën e kaluar pasi ishte lidhur me një fraksion të militantëve në Scansano në provincën e Grossetos. Por jo vetëm: Me të ishte nisur edhe bashkëshortja 27-vjeçare Fatima Az Zahra, që para se të konvertohej në muslimane njihej me emrin Maria Giulia Sergio, e lindur në Napoli. Sot jeton në Raqqa, “kryeqyteti” i Kalifatit në Siri.
“Ledy Xhihad” italiane kishte përfunduar në Shtetin Islamik falë lidhjeve “familjare” nga vendi i shqiponjave. E para që kishte shkuar në Sisi ishte kunata, Seriola, ende minorene që ishte martuar me Mariglen Dervishllarin, një shqiptar i nisur në vitin 2013. Biletat e avionit të Dervishllarit dhe të tjerëve muxhahedinë ishin të paguara nga Bujar Hysa, i cili është në qeli në Tiranë që prej muajit mars 2014, së bashku me Genci Ballën dhe një tjetër rekrutues.
FOTO NGA DASMA
Në një telefonatë të interceptuar nga Siria prej Dervishllarit dhe Hysën, mentori i tij, luftëtari xhihadist thotë: Jam duke të dërguar kunatin tim. I kanë dhënë numrin tënd të telefonit. Kunati është Aldo Kobuzi, burri i ardhshëm i i xhihadistes së parë italiane. Në faqen e saj të Facebook është një simbol i zi i ISIS-it.