Kroacia po kërkon edhe reparacionin e dëmeve të luftës nga Serbia si kusht për hapjen e kapitujve negociues për anëtarësim në Bashkimin Evropian, transmeton Koha.net.
Sipas medieve të Beogradit, Kroacia ka edhe dy kushte për Beogradin që të hapen kapituj të rinj në negociatat e Serbisë për anëtarësim në BE.
Në pyetjen e gazetës së Beogradit “Veçernje Novosti”, nëse kroatët kanë bërë edhe një kusht, dëmshpërblimin e krimeve të luftës, burimi i Këshillit të Evropës, sipas citimit të kësaj gazete, ka thënë :
“Nuk bëhet fjalë për kushte të reja e të vjetra, por bëhet fjalë për procesin e punës i cili edhe më tej po zgjat dhe në të cilin kroatë kanë vënë në listën e vet atë që e kanë dashur”, transmeton Koha.net.
Kroacia dhe Serbia, në takimin e udhëheqësve të vet, kryetares Kolinda Grabar – Kitaroviç dhe Aleksandar Vuçiç kanë nënshkruar një deklaratë në të cilën janë vënë, kryesisht, kushte kroate për zhvillimin normal të marrëdhënieve ndërmjet dy vendeve dhe për anëtarësimin e Serbisë në BE.
Por nuk janë vetëm kushtet e Zagrebit ato që e pengojnë vazhdimin negociatave Serbi – BE. Bullgaria dhe Rumania janë po ashtu shumë të zëshme rreth respektimit të drejtave të minoriteteve të veta në Serbi . (b.an)