Gjykata e Tiranës ka shpallur sot të pafajshëm kryetarin e Partisë Demokratike Lulzim Basha për akuzën e ‘Shpifjes” që Ministri i Shëndetësisë Ilir Beqja i ka bërë atij, pas deklaratave që Basha ka bërë për korrupsionin në shëndetësi.
Menjëherë pas vendimit të marrë Ministri Beqja ka thënë se, ai do ta vazhdojë betejën ligjore.
Ndërkohë, vendimin e Gjykatës së Tiranës ai e ka konsideruar si legjitimim të shpifjes si një gjë të shëndetshme për publikun.
“Do ta vazhdoj betejën. Gjykata legjitimoi shpifjen si gjë të shëndetshme për publikun” ka thënë Beqaj.
Ilir Beqja e paditi Lulzim Bashën pas deklaratave të tij se Ministri i Shëndetësisë ka vjedhur 31 milion euro, akuzë pas së cilës Beqaj kërkoi vërtetimin e tyre.
Ai e konsideroi kreun e Partisë Demokratike Lulzim Basha një gënjeshtar publik përsëritës.