Qeveria spanjolle ka bërë thirrje për sovranitet të përbashkët mbi Gjibraltar pas votimit të Britanisë së Madhe për të dalë nga BE.
BBC njofton se territori britanik i jashtëm që numëron një popullsisë prej 30 mijë banorë, votoi me shumicë absolute për të qëndruar në BE, 95.9%, transmeton Gazeta Express.
“Flamuri spanjoll në guri është tani është shumë më afër se më herët,” tha ministri i Jashtëm në detyrë i Spanjës, Jose Manuel Garcia-Margallo.
Gjibraltari është territor britanik që nga vitit 1713, por Spanja vazhdon të pohojë sovranitet mbi këtë enklavë. Në hyrje të Detit Mesdhe, Gjibraltari mbështet fort në kufirin e vet të ndarë të BE-së me Spanjën për tregti.
Në një intervistë në radio, Garcai-Margallo ka thënë: “Ky është një ndryshim komplet i pamjes i cili hap mundësi të reja në Gjibraltar që nuk janë parë për një kohë të gjatë.”
“Shpresoj që formua për bashkë-sovranitet, të jem i qartë, flamuri spanjoll në guri – është shumë më afër se dikur,” tha ai, citon Gazeta Express. (b.an)