Zlatan Ibrahimoviç të mërkurën mbrëma ka luajtur ndeshjen e fundit për Përfaqësuesen e Suedisë.
Suedia e eliminua në fazën e grupeve të “Euro 2016”, kurse Ibra këtu u dha dhënë fund paraqitjeve të tij me fanellën e verdhë, përcjell Koha Ditore shkrimin e Reuters.
Seleksionuesi i Suedisë, Erik Hamren, është i mërzitur që një futbollist sikurse Ibrahimoviqi të përfundojë karrierën në një pikë kaq të ulët – humbje dhe eliminim nga “Euro 2016”.
Suedia përfundoi e fundit në Grupin E me vetëm një pikë, pasi regjistroi dy humbje (ndaj Italisë e Belgjikës) dhe një barazim (ndaj Irlandës).
Ibra 34-vjeçar, nuk arriti të shënojë asnjë gol në “Euro 2016”. Madje, në 270 minuta lojë në fushë pati vetëm një gjuajtje në portë… (b.an)