Ministrja e Integrimit, Klajda Gjosha, vlerëson se pavarësisht vendimit ë britanikëve për të dalë nga BE, Shqipëria dhe qeveria shqiptare do të vijojë të kenë në krye të axhendës integrimin e vendit tonë në BE. Sipas Gjoshës, ajo që del në pah në këto momente është fakti se Shqipëria duhet të vijojë të thellohet në reformat e saj, në mënyrë që të plotësojë kriteret e anëtarësimit.
“Natyrisht rezultat e referendumit përbëjnë një vendim të trishtë për të gjithë vendet e BE-së. Ajo që bie në sy është fakti se ishin të rinjtë ata që votuan në favor të BE-së. Ishte një një vendim problematik edhe për ne që duam të bëhemi pjesë e BE”, u shpreh Gjosha.
Sipas saj, pavarësisht se ky referendum nuk erdhi me një mesazh të fortë pro BE-së, siç edhe shpresohej, në thelb ajo shprehet se dëshëron që projekti i BE-së të mos mbesë në mes të rrugës.
“Janë të nevojshme reforma më të thella. Projekti europian vazhdon. Vendi ynë duhet të thellohet më shumë në reforma. Anëtarësimi i Shqipërisë në BE, është një projekt i patjetërsueshëm për të gjithë institucionet tona”, ka deklaruar Gjosha.
Me. Ar