Presidenti i Këshillit Europian, Donald Tusk përmes një deklarate të tij për media pas mbledhjes urgjente të Këshillit Europian menjëherë pas përfundimit të votimit për referendum të Britanisë, thotë se Uninoni Europian do të vazhdojë të funksionojë i fuqishëm edhe me 27 vende anëtare.
Sky News raporton se presidenti i Këshillit Europian, në këtë deklaratë për media ka thënë se Bashkimi Europian do të vazhdojë të qëndrojë i fortë përkundër faktit se Britania ka dalë tani nga familja europiane.
Përpos kësaj, ai tha se nuk i erdhi mirë kur dëgjoj lajmin e largimit të Britanisë nga BE-ja, por “çfarë nuk të vret, të bën më të fortë”, kështu duke thënë se BE-ja mund të funksionojë edhe pa Britaninë e Madhe./a.m.