Policia e Tiranës ka arrestuar një shëprndarës droge. Në pranga ka rënë një 27-vjeçar të cilit i’u gjetën 50 doza kokainë dhe 3 doza kanabis.
“Më datë 23.06.2016, u arrestuan shtetasit: Hamdi Tallushi, 45 vjeç dhe Andi Tallushi, 27 vjeç, banues në Kavajë, gjatë kontrollit në banesë i’u gjetën dhe sekuestrua në cilësinë e provës matëriale, 50 doza të dyshuar, lëndë narkotike të llojit “Kokainë” si dhe 3 doza me bimë të dyshuar narkotike të llojit “Cannabis Sattiva”. Parashikuar nga Neni 283/2 i Kodit Penal.”, thuhet në njoftimin e policisë.