Drejtori i Inspektoratit në Komunën e Prishtinës, Xhelal Sveçla, ka dhënë dorëheqje nga posti i tij, pas vdekjes tragjike të dy fëmijëve të familjes Mramori në lagjen Kolovica të Prishtinës të enjten.
Dorëheqjen e tij ai ia ka paraqitur kryetarit të Komunës, Shpend Ahmeti, i cili edhe ia ka pranuar atë.
Dukshëm i emocionuar, ai ka thënë se jeta e tij më nuk është njësoj pas vdekjes së këtyre dy fëmijëve në tragjedinë në Kolovicë.
“Është tragjedi e madhe. Është pak të them se ndjej keqardhje. Është tragjedi jo vetëm për familjen”, ka thënë Sveçla në Interaktiv të KTV-së. (b.an)