Listat e fryra të veteranëve të luftës janë ofendim i atyre që kanë luftuar sipas ministrit të Diasporës, Valon Murati në “Rubikon” të KTV-së.
“Më duhet ta vlerësoj zonën operative të Shalës pasi ka një numër më të vogël duke ju afruar realitetit”, ka thënë Murati, transmeton Koha.net.
Numri i përgjithshëm real sipas Muratit nuk mund ta kaloj shifrën prej rreth 22.000 veteranë pjesëtarë luftëtarë.
“Ka shumë hapësirë që prokuroria e shtetit të veproj. E kuptoj gjendjen e ulët ekonomike mirëpo kësisoj e dëmtojmë shtetin dhe vetë imazhin e luftës”, ka thënë Murati. (b.an)