Ish-kryetarja e Kuvendit, Jozefina Topalli ka thënë sot në Kuvend se, nuk do të votojë kurrë një draft të reformës në drejtësi që është hartuar nga ndërkombëtarët.
Sipas Topallit, vendi ynë ka vetë njerëz të aftë që e dinë çfarë duhet bërë.
“Unë s’do votoj kurrë që në Kushtetutën e vendit tim të ketë një nen apo disa nene ku të shkruhet se procese të ndryshme të bëhen nga ndërkombëtarët, ndërkombëtarët janë partnerët tanë, këtë proces s’mund ta bëjnë ndërkombëtarët pa shqiptarët.
I vetmi moment kur do votoja do ishte nëse titullarët e të gjithë institucioneve të jepnin dorëheqjen. Nëse sistemi politik e gjyqësor ka degjeneruar të ikin të gjithë.
Në këtë sallë ka probleme, por brenda shoqërisë tonë ka njerëz të aftë të zotë që dinë se cfarë duhet të bëjnë, e përsëris të mendoni dy herë mos refuzoni të mendoni, s’bie kurrë dakort me kolegë që thonë ma kanë sjellë këtu e votoj pa menduar, cfarë jemi ne? Na kanë fshirë trurin? S’votoj kurrë që të tilla procese ti bëjnë të huajt, bashkë me të huajt po”,- tha Topalli gjatë fjalës së saj./Mapo/a.k