Deputeti socialist Pandeli Majko duke iu drejtuar opozitës tha se përveç nenit 88 për zgjedhjen e drejtuesve në 4 institucione tashmë po kundërshton edhe vetingun nga ndërkombëtarët. Ndaj ai propozoi që këto dy çështje të shtrohen në referendum.
“Ish-kryetari juaj u çua dhe tha një shprehje rusisht dhe tha “Pandeli ty të pëlqen rusishtja” dhe ti miku im e di sa më pëlqen rusishtja. Sot u bë një deklaratë tjetër që nuk ka të bëjë me të vetmin kusht që vë PD. Ai mendon se vettingu, verifikimi i aftësive, pasurisë dhe lidhjeve me botën e krimit të prokurorëve dhe gjykatësve të mos e bëjnë ndërkombëtarët. Troç! Ju tani na thoni që këtë doni ta bëjmë me ndërkombëtarët apo me të tuajët.
Për kë shumicë të cilësuar nuk kemi rënë dakord ne? Na thoni? Ne nuk e sjellim dot në referendum sepse duhen edhe votat tuaja, duhen 94 vota. Ndajeni mendjen vetingun doni të bëjnë ndërkombëtarët apo partitë politike. A ka mundësi ta thoni si e doni. Hajt të shkojmë në referendum e ta vendosë populli
Vetingun do e bëjmë me ndërkombëtarët, po apo jo?
Këshilltarët në 4 institucione do t’i zgjedhim sipas Venecias apo siç doni ju?
Deri atëherë po ju them të vetmen fjalë që më pëlqen rusisht, dasvidanija!”, deklaroi Majko.
d.i.