Është mbajtur sot në Tiranë forumi i katërt Financiar mes Bankës së Shqipërisë dhe FMN, ndërkohë që në fjalën e tij, Guvernatori i BSH, Gent Sejko tha se Shqipëria ka patur një ecuri më të mirë se vendet e rajonit dhe se nuk ra në recesion.
“Kriza ekonomike pati ndikim, por Shqipëria nuk ra në recesion. Shqipëria pati ecuri më të mirë se vendet e rajonit. Rimëkëmbja mbështetet në konsolidimin fiskal. BSH e angazhuar në një politikë monetare lehtësuese. Strukturimi ekonomik do nxisë kreditimin. Standardet e kreditimit për bizneset më shtrënguese”, tha Sejko.
Ndërkohë ministri i Financave Arben Ahmetaj deklaroi se Shqipëria e ka lënë krizën pas, por duke përmendur sfidat që janë ende para.
“Kemi përjetuar kohëra të vështira, kemi bërë rregullime të rëndësishme. E them me krenari se e kemi lënë krizën pas, pa harruar sfidat që kemi para. Qeveria do përballet me to një nga një në ditët në vijim. Qëllimi ynë rritje e produktivitetit në Shqipëri. Kemi patur rritje ekonomike. Kemi pasur synim të rrisim eksportet. Në vitin 2015 Shqipëria rezultate të mira, vendi i 2 eksportues pas Malit të Zi. Në vazhdim do përpiqemi të jemi gjithnjë e më të efektshëm. Kemi mbështetur politika efikase në mënyrë që të kemi rritje të kërkesave. Kemi pasur rritje të PBB-së”, tha Ahmetaj.
Ahmetaj tha ndër të tjera s përmes masave të marra u kaluan problemet e trashëguara nga qeverisja e mëparshme. (java / r.a)