Kryeministria ka zbuluar sot mënyrën sesi do të pritet ekipi kombëtar në Tiranë. Sipas axhendës së shpërndarë për mediat, kuqezinjtë do të mbërrijnë në Rinas 15:30 ndërsa më pas do t’i drejtohen qendrës për t’u ndalur te Bashkia. Mësohet se ekipi kombëtar i Futbollit pritet të marrë që sot edhe pasaportat diplomatike. Në përfundim të aktiviteteve mësohet se Rama ka planifikuar edhe një darkë ku veç futbollistëve dhe drejtuesve do të jenë të pranishëm edhe personalitete të larta të shtetit të Kosovës.
Axhenda:
Ne 15.30 ekipi kombëtar vjen ne aeroport (Rinas)
1- Pritja ne aeroport
2- Nisja nga aeroporti drejt Tiranës. Me kamera shoqërohet autobusi i kombëtares
3- Ceremonia e dhënies se çelësit ne Bashkinë e Tiranës
4- Ministria e Jashtme, procedurat për pasaporta diplomatike
5- Kryeministri, pritja ne COD
6- Fan Zone (stacioni i fundit i ceremonialit për Kombëtaren)