Medie serbe vazhdojnë spekulimet, sipas dëshirës, se kush do të mund të gjykohej për krime lufte nga Gjykata Speciale, transmeton Koha.net.
Në këto spekulime ka prirë portali serb sputniknews, i cili nuk përmend burime.
Sipas këtij portali “aktakuza” kundër Kadri Veselit në Gjykatën Speciale për krime lufte, do të jetë zëvendësim për Hashim Thaçin për të cilin nuk ka mjaft material që të akuzohet.
Sputnik thotë se Kadri Veseli, kryetar i Kuvendit të Kosovës do të jetë i pari në mesin e shumë zyrtarëve të lartë nga Kosova që do të ulen në bankën e të akuzuarve të Gjykatës Speciale për krime lufte. (b.an)