Rita Ora ka treguar sot në gjykatë momentet e frikës kur shtëpia e saj u grabit vitin e kaluar nga disa hajdutë teksa ajo ndodhej e mbyllur në dhomën e saj. “Mos guxoni të vini këtu lart”, mësohet të ketë thirrur këngëtarja me fame botërore.
Hajdutet vodhën sende me vlerë deri në 200 mijë paund, si stoli, çanta të shtrenjta, telefona dhe tableta, por Rita dukej më e shqetësuar për veten dhe motrën e saj Elenën të cilat ishin vetëm në shtëpi.
Mësohet se menjëherë Rita kishte telefonuar numrin e urgjencës 911 duke u kërkuar që të shkonin menjëherë në shtëpi pasi një grup grabitësish kishin hyrë në rezidencën e saj. Edhe motra e këngëtares së famshme, ka dëshmuar sot në gjykatë për frikën që ka ndjerë kur ka parë se në dhomën e motrës janë vjedhur sende të vlefshme.
Elena së bashku me motrën e saj kanë qenë duke fjetur së bashku në dhomë në katin e fundit të shtëpisë kur dy njerëz kanë thyer derën. Charaf Elmoudden 26-vjeçar është njëri prej autorëve.
Elena ka dëshmuar se është zgjuar në ora 5:50 kur ka parë një njeri në dhomën e saj. Këtë e ka thënë në Harrow Crown, gjykatë kjo në Hailshan Drive në Londër e cila merret me trajtimin e rasteve kriminale.
BW/d.i.