I zihet pritë kreut të OSHEE në Pukë, Ndue Nikolli. Shoferi i Nikollit devijon rrugën për të shmangur përplasjen.
Burime policore thanë se ngjarja ka ndodhur në zonën e Gjegjanit, ku Nikolla bashkë me 4 punonjës të tjerë po ktheheheshin nga një remont, raporton Ora News.
Ai ka denoncuar ngjarjen në polici, ndërsa autori i dyshuar është Mark Perdeda, i cili është shoqëruar në komisariat për të dhëna sqarime për ngjarjen. Perdeda është ish-punonjës i OSHEE-së.