Sierra dhe Dustin Yoder janë prindërit e Bentely, foshnja që ka lindur me trurin jashtë kafkës së kokës. Kur Sierra kishte shkuar për të zbuluar gjininë e fëmijës, doktorët i kishin treguar se kishin gjetur shenja të pakëndshme për bebin e saj ende të pa lindur. Ai ishte diagnostifikuar me sëmundjen ‘encephalocele’, që prekte 1 në 10.000 foshnje. Në fillim, mjekët kishin menduar se ai nuk do ia dilte pasi të lindej, prandaj edhe e kanë këshilluar të ëmën që të përgatitej per procedurat e funeralit, transmeton ORAinfo.
Në ditën e caktuar për të bërë abortin, çifti Yoder kishin hequr dorë në momentin e fundit, duke i dhënë djalit të tyre një mundësi për të parë dritën, dhe me besimin se ndjenja e tyre që bebi do të jetojë shëndetshëm do të bëhej e vërtetë.
Dhe kush thotë se intuita e nënës për t’i ndjerë gjërat për të voglin e tyre nuk është e vërtetë, duhet të lexojë historinë e djalit që e menduan se do vdiste brenda javës së parë të jetës.
Tani ai është gati 2 vjeç dhe gjendja e tij ka habitur edhe mjekët, për të mirë. Sierra dhe Dustin kanë treguar si djali i tyre është paksa i heshtur por është në gjendje të ecë, të flasë dhe të buzëqeshë.
Ajo që mjekët e spitalit të Bostonit në Amerikë kishin bërë në operimin e kokës së Bentley është e papërshkrueshme, sipas prindërve të tij.
Ata i kanë krijuar një kafkë artificiale, si mburojë për trurin që kishte dalë, duke ia mundësuar atij një zhvillim shumë normal të organizmit në përgjithësi.
“Jemi të lumtur që Bentley pati shansin e dytë në këtë jetë. Falënderojmë ‘Boston Children’s Hospital’ që nuk hoqën dorë nga ne dhe djali jonë”, shkruhet një nj letër falënderimit të Yoder./ORAinfo/