Presidenti i Komisionit Evropian, Jean-Claude Juncker paralajmëroi sot se nuk do të ketë asnjë fazë tjetër negociatash me Londrën në përfundim të referendumit mbi qëndrimin ose jo të Britanisë së Madhe në Bashkimin Evropian.
“Politikanët britanikë dhe zgjedhësit britanikë duhet të jenë të përgatitur se nuk do të ketë asnjë fazë tjetër negociatash me Britaninë e Madhe”, deklaroi Juncker gjatë një konference shtypi me kancelarin gjerman, Christian Kern.
“Jashtë do të thotë jashtë”, u shpreh ai. (java / r.a)